Pyetja:

Vëllai im është 32 vjeçar dhe nuk po mundet të përcaktohet për martesë. Gjithmonë diçka po i pengon e nuk po shkon, po ndërpritet. Sa thotë po qe kjo qenka për mua, sa ftohet e i vjen një mos-kënaqësi. Çka do të thotë kjo? A është magji e dikujt?
***

Përgjigjja:

Nëse gjendja e vëllait tuaj është ashtu siç e përshkruani, ka gjasë që t’i ketë bërë magji – sihër dikush për mos-martesë. Në këtë rast vëllai duhet ta vizitojë ndonjë hoxhë që merret me shërimin e hallexhinjve nga sihri, me Kuran dhe Sunet e jo të tjerë që merren me hajmalia, dhe t’i lexohet Kuran për ta luftuar magjinë.
Allahu ia lehtësoftë dhe e udhëzoftë drejt më të dobishmes!

Muhamed Dërmaku