Pyetja:

A ju lejohet femrave ngjyrosja e flokëve me të zezë?

***

Përgjigja:

Pejgamberi ﷺ ka urdhëruar Ebu Kuhafen, babanë e Ebu Bekrit, t’i njyrosë flokët dhe mjekrën që i kishte të thinjura, me ngjyrë tjetër dhe ka thënë: “Por jo me ngjyrë të zezë!” [1]. Në një hadith tjetër të saktë, Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nga fundi i botës do të vijnë disa njerëz të cilet do të lyejnë qimet me të zezë. Ata nuk do të hyjnë në xhenet dhe as nuk do ta ndiejnë aromën e tij.” [2]
Prej këtu, dijetarët verifikues dhe vetë imam Shafiu është i mendimit se lyerja e flokëve me të zezë është haram, qoftë për burrat apo për gratë, pa asnjë dallim mes tyre. Urtësia në ndalimin e ngjyrosjes së flokëve me të zezë është mashtrimi dhe fshehja e moshës reale për t’u dukur më i ri, sikur kërkon të kundërshtosh urtësinë e Allahut në krijimin e Tij që kur kalon në moshë, flokët thinjen, dhe ti kërkon ta kundërshtosh këtë me veprën tënde.

Shejh Ibn Uthejmin, “Mexhmuu fetava ue rasail”

—————————

[1] Ahmedi dhe Muslimi

[2] Ebu Davudi