Alahu na sprovon ne, që të dallohet i miri nga i keqi.
Mund ta sprovojë Allahu njeriun në mënyrë që të kthehet tek Ai e të jetë afër Tij vazhdimisht. Sprovat janë provime të cilat i sprovon Allahu të dashurit e Tij. Që t’i fisnikërojë dhe pastrojë, t’u lartësojë atyre shkallët e gjithashtu që të jenë shëmbëlltyrë për të tjerët, në mënyrë që të bëjnë durim e t’i pasojnë ata.

Për këtë ka thënë Profeti:

“Njerëzit më të sprovuar janë profetët, pastaj të tjerët pas tyre.²

Kësisoj, njeriu sprovohet varësisht nga besimi i tij. Nëse në fenë e tij ka qëndrueshmëri e fortësi, atëherë sprovat për të do të jenë më të mëdha.”

Për këtë Allahu i ka sprovuar profetët me sprova marramendëse:
Prej tyre ka që u vranë, prej tyre u dëmtuan, prej tyre kishin sëmundje të rënda që u stërzgjatën, siç kemi shembullin e Ejubit (alejhis-selam). Edhe Profeti ynë është lënduar e dëmtuar shumë në Mekë dhe Medine, megjithatë përkundër kësaj, ai bëri durim.

Pra, sprovat bien mbi besimtarët varësisht nga besimi i tyre i lartë apo devotshmëria e tyre e qëndrueshme.³

Gjithashtu, duhet theksuar një çështje e ajo është që:

Allahu bën çfarëdo që Ai do, gjykon siç dëshiron, Allahu nuk pyetet, por Ai i pyet të tjerët, sepse Ai është Gjykatësi më i Drejtë.


Referenca:

¹E ka shënuar Albani në Sahih el Xhemiu (992).
Shiko: “Kejfe tekuluhe li atëfelik” Paul Colman, fq. 156;
²Shiko dhe: “Idhe ehaba Allahu abden ibëtelehu, fehel hedhe sahih?” Ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë) në ueb-faqen e tij: binbaz.org.sa