Pyetja:

Cila është dispozita e shkurtimit apo shkuljes se vetullave?

***

Përgjigjja:

Shkurtimi i vetullave apo shkulja e tyre në sheriatin Islam nuk lejohet një veprim i tillë qoftë nga mashkulli apo femra.
I Dërguari i Allahut ﷺ, e ka mallkuar gruan që heq vetulla dhe asaj që i hiqen.
Dhe njëherit kjo vepër është edhe prej mëkateve të mëdha.
Në këtë rast, e ka veçuar Muhamedi ﷺ, gruan në heqjen e vetullave, sepse zakonisht gruaja është ajo e cila i heq vetullat për zbukurim etj.
Porse, edhe burri nëse e bënë këtë mëkat, në këtë rast edhe ai është i mallkuar ashtu siç është e mallkuar gruaja me këtë veprim të ndaluar në Islam.
Edhe nëse nuk bëhet heqja e vetullave duke i shkulur ato, por duke i shkurtuar ose rruajtur vetullat, disa dijetarë e shohin se edhe rruarja apo shkurtimi i tyre është i njejtë me shkuljen e tyre, përarsye se burri ose gruaja me këtë veprim e ndryshojnë krijesën e Allahut! Dhe në fund, obligohen që të largohen nga ky haram të gjithë muslimanët qofshin gra ose burra.

Shejh Uthejmini

Përktheu: Suad B. Shabani