Përgjigje: Atë që veprojnë këto gra të tilla, pra, përhapin gjërat e shtëpisë së tyre ose gjëra bashkshortore tek familjarët e saj ose tek shoqet e saja, një veprim i tillë nuk ka dyshim se është i ndaluar rreptësisht. Nuk i lejohet motrës muslimane t’i përhap fshehtësitë e shtëpis së burrit apo edhe fshehtësitë bashkshortore tek asnjëri prej njerëzve, qofshin ato shoqet apo familjarët.
Allahu xhele ue ala, gratë e devotshme, i përshkruan kështu në suren en Nisa: “…gra të mira janë ato që i përulën (Allahut), ruajnë fshehtësitë (sekretet), që ka urdhëruar Allahu.” ( En Nisa; 34 ).
Ky ajet Kur’anor është argument se motrat muslimane urdhërohen t’i ruajnë fshehtësitë dhe sekretet bashkshortore apo fshehtsitë e shtëpisë së bashkshortit.
Sufjan eth Theuri në tefsirin e këtij ajeti, thotë: “E ruajnë nderin e tyre dhe sekretet bashkshortore, kur burri i tyre nuk është prezent (qoftë burri në udhëtim, në punë apo në studime).”
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: ” Njeriu më i keq (pozitë më të keqe) tek Allahu në ditën e gjykimit është ai i cili i afrohet gruasë së tij dhe ajo i afrohet atij e pastaj i përhap fshehtësitë tyre tek të tjerët.” (Muslimi).
Shejh Muhamed ibën Salih el Uthejmin, rahimehullah.
Nga arabishtja; Suad Shabani
Burimi: albislam.com