Pyetja:

Cila është domethënia e ajetit “Dhe qielli do të çelet dhe do të bëhet si porta.” (Nebe, 19)?

***

Përgjigjja:

Ky ajet i çmueshëm tregon për ngjarjet e Ditës së Gjykimit: portat e qiellit do të çelen nga të gjitha anët dhe do të ketë shumë porta, nga të cilat engjëjt do të zbresin. Allahu i lartësuar thotë: “Kujto Ditën kur qielli do të çahet me re dhe engjëjt të zbresin me një zbritje madhështore. Në atë Ditë, pushteti do të jetë i vërtetë dhe do t’i takojë më të Mëshirshmit (Allahut). Kjo do të jetë një Ditë e vështirë për mosbesimtarët.” (Furkan, 2526)
Ky ajet tregon për këtë çelje dhe kjo është lexuar në dy mënyra:
1. Dhe qielli do të çelet dhe do të bëhet si porta.
2. Dhe qielli është çelur dhe do të bëhet si porta.
E dyta është më madhështore mbasi nënkupton zmadhim dhe
shumësi.

Shejh Muhamed Salih ibn Uthejmin, “Fetaua Islamije”, vëll.7, fq.120