Pyetja:

Si merret mosbesimtari në përgjegjësi në Ditën e Gjykimit, kur nuk kërkohet prej tij t’i zbatojë obligimet islame?

***

Përgjigjja:

Kjo pyetje bazohet në një keqkuptim. E njëjta gjë kërkohet edhe nga mosbesimtari, ashtu siç kërkohet nga besimtari. Por, ai nuk shtrëngohet t’i zbatojë në këtë botë. Fakti që kjo kërkohet prej tij, tregohet nga kaptina ku Allahu thotë: “Përveç të djathtëve (të devotshmëve). Në kopshtet (xhenetet), ata do të pyesin njëri-tjetrin rreth muxhrimun (idhujtarëve, kriminelëve, mosbesimtarëve) (dhe do t’u thonë): ‘Çu bë që hytë në xhehenem?’ Do të thonë: ‘Nuk ishim ndër ata që faleshin e as nuk ushqenim të mjerët, flisnim gjëra të kota, bashkë me ata që flasin gjëra të kota si dhe përgënjeshtronim Ditën e Shpërblimit‘. (Muddethir, 39-46)
Nëse ata nuk do të dënoheshin për mosfalje dhe për shkak se nuk i ushqenin të mjerët, nuk do ta përmendnin këtë, sepse s’do të kishte kuptim përmendja e kësaj në këtë situatë. Kjo tregon se ata dënohen për moskryerjen e gjërave të vogla, të urdhëruara nga Islami. Ashtu siç kjo nënkuptohet nga teksti, ashtu kjo nxirret dhe si përfundim logjik. Nëse Allahu do t’i dënojë robërit e Tij besimtarë për moskryerjen e detyrave fetare, si bën që të mos e dënojë mosbesimtarin!? Për më shumë, mosbesimtari do të dënohet për të gjitha bekimet që Allahu ia ka dhuruar nga ushqimet, pirjet, etj. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Për ata që besojnë dhe bëjnë punë të mira s’do të ketë mëkat për atë çfarë kanë ngrënë (në të kaluarën), nëse ia kanë frikën Allahut, besojnë e bëjnë punë të mira, dhe prapë ia kanë frikën Allahut dhe besojnë, dhe prapë ia kanë frikën Allahut dhe bëjnë punë të mira me ihsan (përsosuri). Allahu i do bamirësit.” (Maide: 93)
Domethënia e drejtpërdrejtë e ajetit është se s’ka mëkat për besimtarët për atë
çfarë kanë ngrënë. Ajo që nënkuptohet është se ka mëkat për mosbesimtarët për
atë çfarë kanë ngrënë.

Shejh Ibn Uthejmin, “Mexhmu Fetaua”, nr. 164