Pyetja:

Cila është duaja që e themi kur e çelim iftarin si të ftuar?

***

Përgjigjja:

Pejgamberi ﷺ e thoshte këtë lutje kur çelte iftarin te ndonjë familje:

أَفْطَرَ عِنْدَكُمُ الصَّائِمُونَ، وَأَكَلَ طَعَامَكُمُ الْأَبْرَارُ، وَصَلَّتْ عَلَيْكُمُ الْمَلَائِكَةُ.

Efṭara ‘indekumuṣ-ṣãimũne we ekele ṭa’ãmekumul ebrãru, we ṣal-let ‘alejkumul melãikeh.

(Bëfshin iftar te ju agjëruesit, ushqimin tuaj e ngrënshin njerëzit e mirë dhe për ju bëfshin lutje melekët).[1]

————————

[1]Ebu Davudi (Sahih Ebi Davud) dhe Nesaiu në «amelul jeumi uel-lejli»