Pyetja:

Cila është e vërteta rreth Muhammed ibën Abdul Vehhabit?

***

Përgjigjja:

Muhamed ibën Abdul Vehhabi, është një prej dijetarëve rreth të cilit është folur shumë, shpeshherë në konotacion pozitiv dhe akoma më shpesh në konotacion negativ. Në situatë të këtillë jam i bindur se mënyra më e mirë për të mësuar për realitetin e personit në fjalë është tu referohemi fjalëve dhe shkrimeve të tij e pastaj të njëjtat ti masim me peshoren e Kuranit dhe Sunetit.

Prej fjalëve që i ka thënë Ibën Abdul Vehhabi duke e përshkruar vetveten janë: Ju informoj se unë, elhamdulilah, me besimin dhe veprat me të cilat e madhëroj Allahun jam një prej ithtarëve të Ehli Sunetit ku bëjnë pjesë edhe imamët e muslimanëve, siç janë Katër imamët e shkollave juridike dhe pasuesit e tyre deri në Ditën e gjykimit. Jam munduar që njerëzve t’ua qartësoj se çfarë kuptim ka sinqeriteti në adhurim ndaj Allahut. I ndaloja që të mos u drejtohen me lutje të Dërguarve, ﷺ, dhe të vdekurve, të mirëve prej tyre dhe tjerëve. I ndaloje që të mos i bashkëngjisin Allahut të barabartë në veprat që janë adhurime për Allahun si për shembull therja e kurbanit, zotimi, tevekuli, sexhdeja dhe veprat tjera që janë thjesht vetëm për Allahun dhe nuk i drejtohen as Melekut të afërt  e as pejgamberit të dërguar. Kjo është thirrja e të Dërguarve, nga i pari e deri te i fundi dhe mbi këto parime qëndron besimi i Ehli Sunetit.

Unë jam njeri që ka post dhe që i dëgjohet fjala në vendin ku jeton prandaj i urdhëroj ata që janë nën pushtetin tim me namaz, me zeqat dhe me kryerjen e obligimeve me të cilët na ka detyruar Allahu. E ndaloj kamatën dhe pirjen e pijeve dehëse. Luftoj kundër gjithë të ligave. Këto fjalë nuk u mirëpritën nga shumë kryetar (që nuk jetonin sipas mësimeve të fesë) të cilët pasi nuk mundën të na kundërvihen duke e kritikuar thirrjen tonë në teuhid dhe në luftë kundër shirkut, filluan të trillojnë shpfje duke ua turbulluar mendjen auamit (popullit të thjeshtë) dhe kështu u zgjerua fitneja.  [1]

Ai që me drejtësi i analizon librat e tij do të bindet se ai ka qenë prej thirrësve që kanë thirrur në rrugën e Allahut me dituri, që ka përjetuar vështirësi dhe është ballafaquar me probleme në këtë rrugëtim jetësor që kishte për qëllim që Islamit ti kthehet pamja e pastër, shkëlqyese. Në atë kohë parimet e pastra të Islamit nuk u pritën mirë nga të mashtruarit më dynjanë të cilët e nxitën masën kundër tij për ta shpëtuar dynjanë, postet që i mbanin dhe të ardhurat. Sidoqoftë i këshilloj vëllezërit e mi me drejtësi, në çdo kohë dhe  ndaj çdo kujt e në veçanti ndaj atyre që kanë sakrifikuar shumë në rrugën e davetit. Kujdesuni ta mësoni fenë nga burimet e pastra, mësoni Kuranin dhe sunetin dhe mundohuni që besimi juaj t’ju bën dobi na dynja dhe në ahiret. Kush bën ixhtihad dhe ia qëllon ka dy shpërblime e kush gabon e ka një shpërblim ashtu na ka mësuar i Dërguari i Allahut, ﷺ.

Source link

—————————————————————————

[1] Ed Durer Es senije 1/64-65 dhe 79-80.