Pyetja:

Cila është lutja kur qëndron mbi Safa dhe mbi Merve?

***

Përgjigjja:

Kur Profeti ﷺ u afrua tek Safaja lexoi fjalën e Allahut të Lartësuar:

إِنَّ الصَّفَا وَالْمَرْوَةَ مِن شَعَآئِرِ اللّهِ.

Inneṣ-ṣafã wel merwete min she’ãiril-lãh.

Safa dhe Merveja janë, pa dyshim, nga shenjat e qarta të fesë së Allahut..” (Bekare: 128)

 أَبْدَأُ بِمَا بَدَأَ اللَّهُ بِهِ.

Eb’deu bimã bede’All-llãhu bihi.

(Po e filloj me atë që e ka filluar edhe Allahu).[1] Kësisoj ai ﷺ filloi me Safanë, u ngjit mbi kodrinë, nga ku dukej Qabeja, u kthye drejt saj, njësonte Allahun, dhe thoshte:

اللَّهُ أَكْبَرُ،لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ، لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ، لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَحْدَهُ، أَنْجَزَ وَعْدَهُ، وَنَصَرَ عَبْدَهُ، وَهَزَمَ الْأَحْزَابَ وَحْدَهُ.

All-llãhu Ekber. Lã ilãhe il-lall-llãhu waḥdehu lã sherĩke leh. Lehul mulku we lehul ḥamdu we huwe ‘alã kul-li shej’in ḳadĩr. Lã ilãhe il-lall-llãhu waḥdehu, enxheze wa’ëdehu, we neṣara ‘abdehu, we hezemel aḥzãbe waḥdehu!

(Allahu është më i madhi. Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar veç Allahut, Ai është i Vetëm dhe i Pashoq. Atij i takon sundimi dhe lavdia, dhe Ai është i Plotpushtetshëm për gjithçka. Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar veç Allahut. Ai e përmbushi premtimin e Tij, i dhuroi fitoren robit të Tij dhe i mposhti ushtritë i Vetëm). Ai përsëriti këtë dhikër tri herë dhe ndërmjet këtyre herëve bënte lutje).

Profeti ﷺ veproi edhe mbi Merva, ashtu siç veproi mbi Safa.[2]

—————————–

[1] Këtë ajet dhe këtë pjesë dhikri Pejgamberi ﷺ e tha veçse kur filloi xhiron e parë tek Safaja, dhe jo në xhirot e tjera dhe as tek Merveja.

[2] Muslimi