Durimi, sprova apo fuqizimi?

Është pyetur Imam Shafiut -Allahu e mëshiroftë-:
“Cila është më e mirë (për t’ia kërkuar Allahut): durimi, sprova apo fuqizimi?”

Dhe është përgjigjur:
“Fuqizimi është pozitë e profetëve dhe fuqizimi nuk ndodh veçse pas sprovës.
Profeti kur sprovohet bën durim dhe kur bën durim fuqizohet.
A nuk e sheh se Allahu i Madhëruar:
E sprovoi Ibrahimin -alejhi selam-, pastaj e fuqizoi atë.
E sprovoi Musain -alejhi selam-, pastaj e fuqizoi.
E sprovoi Ejubin -alejhi selam-, pastaj e fuqizoi.
Dhe e sprovoi Sulejmanin -alejhi selam-, pastaj e fuqizoi dhe i dha pushtetin?!” .

 

Dr. Abdullah Nabolli