Pyetja:
Cila është mënyra më e mirë e dhënies së zekatit për të ardhurat mujore?
***
Përgjigjja:
Mënyra më e mirë e dhënies se zekatit për të ardhurat mujore është që kur rroga e parë ta plotësojë një vit, atëherë e jep zekatin nga pasuria të cilën e ke grumbulluar (mbledhur) deri në atë çast.
Sa i përket asaj pasurie e cila e ka plotësuar vitin, duhesh të japësh zekatin në kohën e vet, ndërsa për atë pasuri që nuk e ke plotësuar vitin, ia jep zekatin para kohe. Ndërsa, dije se dhënia e zekatit para kohës së saj nuk prish asgjë, d.m.th. është krejt në rregull ta japësh para kohe.
Dhënia e zekatit në këtë mënyrë është më e lehtë për ty, sesa të caktosh sasinë e duhur e të ardhurave mujore për çdo muaj. Mirëpo nëse e harxhon tërë rrogën për çdo muaj, atëherë obligueshmëria e dhënies së zekatit nga ana juaj, në këtë rast largohet, pra bie dhe lirohesh nga ky obligim. Sepse prej kushteve të detyrimit të dhënies së zekatit është kalimi i një viti i atyre të ardhurave.
Shejh Ibn Uthejmin
Përktheu: Suad Shabani