Pyetja:
Cila është urtësia e divorcit?
***
Përgjigjja:
Sa i përket urtësisë së divorcit, është prej gjërave më të qarta, sepse ndodh që njëri nga bashkëshortët nuk i pëlqen tjetrit, apo nuk përputhen më njeri-tjetrin, qoftë në aspektin financiar, qoftë në atë moral e edukativ, apo njëri prej tyre mund te jetë i
pamoralshëm, i degjeneruar etj. Ndaj, Allahu i Madhëruar, u la zgjidhje të gjithë këtyre me divorc. Divorci bëhet i domosdoshëm, kur dëmi që i shkaktohet njërit prej
bashkëshortëve, nuk eliminohet veçse me të. Po ashtu, mund të jetë edhe i ndaluar, kur njërit prej bashkëshortëve i shkakton më shumë dëm sesa dobi.
Shejh Ibn Baz, “Motra muslimane pyet, dijetarët përgjigjen”
Përgatiti: Ummu Ensar