Pyetja:

Haxhi i pranuar a i shlyen mëkatet e mëdha? Dhe kur konsiderohet tregtia e lejuar (lejohet bërja tregti) në haxh?

***

Përgjigjja:

Së pari: Saktëtohet në dy “Koleksionet e haditheve autentike” prej hadithit të Ebu  Hurejres (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Kush kryen haxhin dhe nuk flet fjalë të pahijshme e nuk vepron vepra të turpshme, do të kthehet (nga haxhi) si ditën që e ka lindur nëna e tij.” [1]

Ai ﷺ ka thënë: “Umra nga umra janë fshirje për mëkatet që bëhen midis tyre, ndërsa haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër për të veç xhenetit.” [2]

Haxhi dhe veprat e tjera të mira janë prej shkaqeve të fshirjeve të të këqijave nëse personi e kryen atë në formën legjitime.

Ndërsa për mëkatet e mëdha duhet patjetër pendimi. Bazuar në hadithi që gjendet në “Koleksionin e haditheve autentike” nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!): Nga Profeti ﷺ se ka thënë: “Pesë kohët e namazit, xhumaja deri në xhuma, Ramazani deri në Ramazan i shlyejnë mëkatet e vogla që bëhen në ndërmjet tyre nëse iu largohesh mëkateve të mëdha.” [3]

Imam El-Mundhiri dhe një grup nga dijetarët janë të mendimit se haxhi i pranuar i shlyen të gjitha mëkatet. Bazuar në kontekstin e dy haditheve të përmendura më sipër.

Së dyti: Lejohet tregtia gjatë sezoneve të haxhit. Ka nxjerr Et-Taberiju në tefsirin e tij me zinxhirin e tij nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), në lidhje me fjalën e Allahut të Lartësuar: “Ju nuk keni asnjë gjynah nëse kërkoni ndonjë të mirë nga Zoti juaj” ka thënë: Nuk keni gjynah që të bëni tregti para dhe pas ihramit për haxh.

Allahu është dhuruesi i suksesit!

Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin për Profetin tonë Muhamedin, për familjen dhe shokët e tij.

Komisioni i përhershëm për kërkime shkencore dhe fetva

Kryetar: Abdulaziz Ibn Baz

Zv/kryetar: Abdurrazak Afifi

Anëtar: Abdullah bin Gudejan

Përktheu: Unejs Sheme

—————————–

[1] Buhariu dhe Muslimi

[2] Buhariu (1773) dhe Muslimi (1349)

[3] Muslimi