Cilat janë kohët e ndaluara për namaz? Po ashtu tehijjetul messhidi para akshamit, a duhet të falet para apo pas ezanit, na jepni fetva, All-llahu ju shpërbleftë?

Përgjigje: Kohët e ndaluara:

Një: Prej namazit të sabahut e deri sa të ngrihet dielli sa një shtizë. d.m.th. 15-20 min pas lindjes së diellit:

Dy: Para zevalit (zenitit) afër 10 min. e zevali është para namazit të drekës afër 10 min.

Tre: Prej namazit të iqindisë derisa të perëndojë dielli. Këto janë kohët e ndaluara për namaz.

Sa i përket tehijjetul mesxhidit, ky namaz falet në çdo kohë, kurdo që hyn në xhami, mos u ul pa i falur dy rekate, qoftë edhe në ndonjë prej kohëve të ndaluara.

Duhet të dihet se mendimi i vërtetë prej mendimeve të dijetarëve është se të gjitha nafilet që kane shkaqe të veçanta, për ato namaze nuk ka kohë të ndaluar, por falen edhe në kohët e ndaluara.

Nëse hyn në xhami pas namazit të sabahut, fali dy rekate. Nese hyn pak para zevalit, fali dy rekate dhe kurdo që të hysh në xhami gjatë natës apo ditës, mos u ul pa i falur dy rekate.

 

Burimi: “Kushtet e fesë” – Shejh Uthejmini