Pyetje: Gruaja ime kishte menstruacione për dy ditë, në ditën e tretë iu ndërprenë dhe ne kishim marrëdhënie intime pikërisht në atë ditë. Mirëpo, në ditën e pestë menstruacionet iu kthyen përsëri. Çfarë gjykime ka në raste të tilla? Allahu ju begatoftë!

Përgjigje: Ditët në të cilat sheh gruan tënde plotësisht të pastër nga menstruacionet edhe nëse kjo pastërti vjen para kohës së zakonshme të saj, ajo konsiderohet se është e pastër. Në këtë rast, ajo mund të përdorë të gjitha dispozitat e përcaktuara për gratë e pastra.

Prandaj, në qoftë se ajo ka marrë gusël, është e lejuar për ju që të keni marrëdhënie intime. Gjithashtu, ajo duhet të falë namazin dhe të agjërojë, nëse gjaku nuk rrjedh një ditë të plotë apo shumicën e kohës së asaj dite. Por, nëse gjakderdhja rifillon gjatë periudhës së zakonshme menstruale të saj, ajo përfshihet nën dispozitat e gruas me menstruacione, gjë që nënkupton se është e ndaluar për ju që të keni marrëdhënie intime, po ashtu është e ndaluar për të që të falet, të agjërojë, etj.

 

Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva
Burimi: Fetvaja nr. 3/20169
www.perlatmuslimane.com