Është pyetur Shejkhu i nderuar Salih Bin Feuzan El-Feuzan, Allahu e ruajt:

Cilat janë kushtet që duhet të përmbushin gratë muslimane në këtë muaj fisnik?

Dhe ai u përgjigj:

“Kushtet që duhet të përmbushin gratë muslimane në këtë muaj fisnik janë:

1- Kryerja e agjërimit në mënyrën më të përsosur, pasi ai është një nga shtyllat e Islamit dhe nëse has diçka që e pengon prej agjërimit siç janë: menstruacionet, lehonia apo që ua vështirëson agjërimin si: sëmundja, udhëtimi, shtatëzania apo gjidhënia, ato e prishin agjërimin për një nga këto arsye me qëllim kompensimin e tij në ditë të tjera.

2- Të jënë të pandashme nga përmendja e Allahut, që nga leximi i Kur’anit, tesbihu (subhanAllah), tahlili (la ilahe il-la Allah), tahmidi (el-hamdulilah), tekbiri (Allahu ekber), kryerja e namazeve farz në kohë, shtimi i namazeve nafile, por jo në kohët kur ndalohet namazi.

3- Ruajta e gjuhës prej fjalëvë të ndaluara si: përgojimi, thashethemet, thënia e gjërave jo të vërteta, ofendimet, sharjet, ulja e shikimit nga gjërat haram si filmat e prishur, imazhe të paturshme dhe shikimi i meshkujve me epsh.

4- Të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të dalin veçse në rast nevoje. E kur dalin të jenë mbuluara, modeste e të ndrojtura, të mos përzihen me meshkuj apo të bëjnë biseda të dyshimta me ta drejtpërdrejt ose nëpërmjet telefonit. Allahu i Lartësuari ka thënë:

فَلا تَخْضَعْنَ بِالْقَوْلِ فَيَطْمَعَ الَّذِي فِي قَلْبِهِ مَرَضٌ وَقُلْنَ قَوْلا مَعْرُوفًا
“Dhe mos flisni me përkëdheli, që t’u lakmojë ai që ka sëmundje në zemër por, flisni drejt e në mënyrë të ndershme”. [el-Ahzab, 32]

Dhe disa gra ose shumica prej tyre e kundërshtojnë moralin sheriatik në Ramazan e po ashtu në kohë të tjera dhe dalin nëpër tregje tejet të zbukuruara, të parfumosura e jo të mbuluara ashtu siç duhet, bëjnë shaka me shitësit, e zbulojnë fytyrën ose vendosin në të mbulesë që nuk mbulon gjë, nxjerrin krahët dhe kjo është haram e njëkohësisht shkak fitneje dhe gjynahu i tij në Ramazan është më i madh për shkak se bëhet në muajin e shenjtë.”

Burimi: el-Munteka min Fetaua Shejkh el-Feuzan (vëll. 5/ fetvaja n. 213)

(Dijaedobishme)