Haxhi i pranuar

Që haxhi të jetë i pranuar, patjetër duhet të merren parasysh disa çështje:

E para: Të bëhet sinqerisht për Allahun. Profeti (sal-lallahu alejhi ue selem) e kreu haxhin mbi një samar të vjetër dhe me një mbulesë që vlente katër dirhemë ose as aq, pastaj tha: “O Allah, bëje këtë haxh të jetë pa syefaqësi dhe pa kërkim fame!” (Shënon Ibn Maxhe, nga hadithi që e transmeton Enes ibn Maliku)

E dyta: Që shpenzimi të jetë i pastër dhe hallall. Është saktësuar nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue selem) se ka thënë: “Allahu është i Pastër/Mirë dhe nuk pranon veçse atë që është e pastër/mirë.”

E treta: Largimi nga gjynahet gjatë kryerjes së haxhit. Në dy sahihët është shënuar se i Dërguari (sal-lallahu ka thënë: “Ai që e kryen haxhin për hir të Allahut, duke u larguar nga marrëdhëniet intime dhe mëkatet, kthehet sikurse ditën që e ka lindur nëna.”

E katërta: Sjellja e mirë gjatë kryerjes së haxhit, dhënia ushqim të tjerëve dhe ruajtja e gjuhës. Kur e pyetën: “O i Dërguari i Allahut, çfarë është haxhi i pranuar?” Ai tha: “Dhënia ushqim të tjerëve dhe përhapja e selamit.” (Shënon Ahmedi)

E pesta: Shtimi i adhurimeve gjatë kryerjes së haxhit.

E gjashta: Të kryehet sipas sunetit (udhëzimit profetik), duke i vepruar gjërat e obliguara dhe duke i braktisur gjërat e ndaluara.

 

Shejhu ynë, Ahmed Sakubi
Përktheu: Hoxhë Burim Koçinaj