Pyetja:

Cilat lutje t’i themi kur e dëgjojmë këndimin e gjelit dhe pëllitjen e gomarit?

***

Përgjigjja:

Pejgamberi ﷺ ka thënë:

Kur të dëgjoni gjelin duke kënduar, luteni Allahun që t’ju japë nga mirësitë e Tij (të thuash):

اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ مِنْ فَضْلِكَ.

All-llãhumme innĩ es’eluke min faḍlik!, sepse gjeli ka parë një melek.

Ndërsa kur të dëgjoni gomarin duke pëllitur, kërkoni mbrojtje tek Allahu nga shejtani (të thuash):

أَعُوذُ بِاللَّهِ مِنَ الشَّيطَانِ الرَّجِيمِ.

E’ũdhu bil-lãhi minesh-shejṭãnirr-rraxhĩm, sepse gomari ka parë një shejtan.”[1]

—————————————

[1] Buhariu dhe Muslimi