Pyetja:

Kam lexuar një hadith nga Muhamedi ﷺ ku lejohet që djali të shikon vajzën që dëshiron ta martojë.

Pyetja ime është: Cilat pjesë të trupit më lejohen t’i shikoj tek ajo?

***

Përgjigjja:

Feja Islame i ka dhënë rëndësi të madhe ruajtjes së shoqërisë dhe si shkak i kësaj ka urdhëruar që të ulet shikimi dhe ka ndaluar që të shikohet femra e huaj.

Por ekzistojnë disa raste të veçanta ku si shkak i nevojës lejohet shikimi dhe kjo vepër nuk llogaritet mëkat. E ndër këta raste është edhe shikimi me qëllim martese, pasi që ky është një vendim me rëndësi në jetën e njeriut dhe në këtë rast njeriu zgjedh shoqëruesen e jetës.

Transmeton Xhabir bin Abdullah se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nëse ndonjëri nga ju kërkon një vajzë për martesë nëse ka mundësi të shikon tek ajo atë çka e bën që ta martojë le ta shikon”. [1]
Tregon Mugira ibn Shu’be: “U fejova me një vajzë dhe kur i Dërguari i Allahut ﷺ dëgjoi për këtë, më pyeti: A e ke parë”? Unë i thashë: “Jo“. Ai më tha:Shko dhe shihe, pasi garanton martesë më jetëgjatë.”

Ndërsa sa i përket çështjes se çka lejohet të shikohet nga trupi i saj, përgjigja është: Shumica e dijetarëve kanë rënë në pajtim se ajo çka lejohet të shikohet është fytyra dhe shuplakat e duarve, ku nga fytyra kupton bukurinë e saj ndërsa nga shuplakat kupton trupin e saj. Nëse djali dëshiron njohuri më të hollsishme atëherë dërgon motrën apo nënën e tij që ta shikon në pjesët që nuk i lejohet shikimi atij.

Përktheu: Senad Ramadani

——————

[1] Ebu Davudi dhe  Hakimi – hasen