Pyetje: Cili dhikër është më i miri për ta thënë në ditën e Arafatit?
Përgjigje: Dhikri më i mirë si në ditën e Arafatit ashtu dhe jashtë saj, është:

لا إله إلا الله وحده لا شريك له، له الملك وله الحمد وهو على كل شيء قدير

“La ilahe ilAllah uahdehu la sherike leh, lehul-mulku ue lehul hamdu ue hue ala kuli shej’in kadir.” 

“Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, të Vetëm e pa ortak! Atij i takon sundimi e lavdia! Dhe Ai është i Gjithëfuqishëm për çdo gjë.“1

Dhikri është lutje, megjithëse është përfshirës sepse ai që e bën hamd Allahun -azze ue xhel- duke bërë dhikër me gojë lutet në mënyrë indirekte për shpërblimin e dhikrit. Prandaj disa dijetarë mendojnë se dhikri është në fakt lutje sepse nëse e pyet atë pse i bën dhikër Allahut? Do të përgjigjet se e bën këtë për tu shpërblyer. Megjithatë, është mirë të bëjë lutjet që ai dëshiron, duke përfshirë lutjen:

رَبَّنَا آتِنَا فِي الدُّنْيَا حَسَنَةً وَفِي الآخِرَةِ حَسَنَةً وَقِنَا عَذَابَ النَّارِ

 “Zori ynë, na jep atë që është e mirë në këtë botë dhe atë që është e mirë në botën tjetër, dhe na ruaj nga ndëshkimi i zjarrit!” El-Bekare, 2:201

ose ndonjë lutje tjetër nga Kurani apo sunneti. Unë nuk di ndonjë lutje të veçantë për ditën e Arafatit. Lejohet të thuhet ajo që personi di. Ose lutesh me lutjet nga Kurani dhe sunneti e cila është më e mirë, ose lutesh me atë që dëshiron.


1 I dërguari i Allahut  ka thënë:

Lutja më e mirë është lutja që bëhet në ditën e Arafatit, dhe lutja më e mirë është lutja që e kam thënë unë dhe profetët para meje.”

La ilahe ilAllah uahdehu la sherike leh, lehul-mulku ue lehul hamdu ue hue ala kuli shej’in kadir.”

“Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, të Vetëm e pa ortak! Atij i takon sundimi e lavdia! Dhe Ai është i Gjithëfuqishëm për çdo gjë.”

Transmeton Tirmidhi dhe të tjerët. Imam Albani e ka bërë hasen në ”Sahih et-Tirmidhi” 3/184 dhe në ”Silsileh Ehadith es-Sahihah” 4/6.

 

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Lika el-Bab el-Maftuh (25 B)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com