Përgjigja: Shijat vetën e kanë emërtuar me këtë emër, shija – grup që i përket dikujt, pasues. Ata thonë: “Ne jemi grupi i Aliut (që e ndihmojmë atë)”. Kjo është gënjeshtër, sepse ata nuk e pasojnë Aliun radijAllahu anhu. Përkundrazi, ai i ka armiqësuar dhe luftuar ata të cilët e kanë tepruar në respektimin ndaj tij.

Mes sunive dhe shijave ka shumë dallime. Porse, dallimi më i madh është qëndrimi ndaj sahabëve. Shijat thonë se shokët e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem kanë bërë kufër/mohuar pas vdekjes së tij. Ehli Suneti thonë se ata janë njerëzit më të mirë pas Pejgamberëve, më besnikët, më të drejtët, ashtu siç i ka përshkruar Allahu në Kuran, se Ai ua ka garantuar xhenetin, Ai ka treguar për drejtësinë dhe besnikërinë e tyre, etj.

Pse themi se ky është dallimi kryesor? Sepse nga këtu nis devijimi i njeriut. Kur dikush i akuzon shokët e të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem, e ka akuzuar vetë fenë Islame, ngase ata që na kanë bartur neve fenë janë sahabët. Andaj qëllimi i shijave ka qenë shkatërrimi i Islamit dhe vazhdojnë në këtë. Mirëpo, Allahu e ka garantuar këtë fe; nuk mund të shkatërrohet edhe nëse të gjithë banorët e botës e planifikojnë këtë gjë. Allahu ka garantuar se kjo fe do të triumfojë gjithherë, do të jetë një grup i cili do të ngadhënjejë me të vërtetën.

Nëse dikush i shan sahabët, të cilët na kanë përcjellë Kuranin dhe sunetin profetik, atëherë çfarë po mbetet këtu? Po mbetet se nuk ka Islam, ngase përcjellësit e kësaj feje qenkan të padrejtë, të pabesë, kanë bërë ashtu e kanë bërë kështu dhe se Islami i vërtetë nuk ekziston sot! Selefi ka thënë: “Kur ata (shijat) i akuzojnë sahabët, me këtë duan të akuzojnë dëshmitarët që dëshmojnë se kjo fe ka ardhur nga Allahu.”

Ndërsa, vetë shijat janë meritorët të akuzohen dhe të kritikohen.

Hoxhë Lulzim Përquku