Pyetja:

Cili është dallimi ndërmjet imanit dhe islamit?

***

Përgjigjja:

Sa i përket meselesë se imani dhe islami a kanë një kuptim, apo ndërmjet tyre ka dallim, në këtë çështje ka dy mendime të njohura tek Ehlu-Suneti:

Mendimi i parë: Islami dhe imani janë të ndryshëm me njëri tjetrin dhe se ndërmjet tyre ka dallim. Të këtij mendimi janë një shumicë e dijetarëve prej tyre:

1 – Imam Ez Zuhri i cili mendon se: Islami është shprehja, fjala, kurse Imani është vepra.

2 – Imam Ahmedi sipas asaj që e tregon Abdul-Melik El-Mejmuni thotë: i thashë imam Ahmedit: O Ebu Abdullah a bën dallim ndërmjet imanit dhe islamit.- Më tha: Po.

3 – Imam Muhamed Ibn Abdurrahman Ebi Dhi’b, Imam Ahmedi tregon fjalët e tij për këtë çështje se ka thënë: Islami është fjala kurse imani është vepra.

Të njëjtin mendim e cekin edhe imam Ibn Abdul-Beri në librin e tij “Temhid” [4], madje edhe El-Asbahani në “El-huxhetu fi bejanil mehaxheh”.

Mendimi i dytë: Nuk ka dallim ndërmjet imanit dhe islamit dhe se këto dy terme kanë të njëjtin kuptim, të këtij mendimi janë këta dijetarë:

1 – Imam Muhamed Ibn Nasr El-Merveziju ku thotë: “Një grup dijetarësh kanë thënë, e ata janë një shumicë prej Ehlu-Sunetit dhe ithtarëve të hadithit se: Imani është ajo të cilën Allahu i ka thirrur në të robërit e Tij, kurse islami ajo të cilën Ai ua ka bërë obligim atyre, ua ka zgjedhur si fe, është i kënaqur që kjo të jetë fe e robërve të tij dhe i ka thirrur në të.

2 – Imam Ibn Abdul-Beri, i cili ka thënë: Ajo në të cilën janë shumica e dijetarëve të fikhut dhe të ixhtihadit është se imani dhe islami janë me kuptim të njëjtë”.

3 – Imam Ibnu Mendeh, i cili e ka cekur një kapitull në librin e tij në lidhje me këtë çështje, thotë: “Argumentet e qarta që tregojnë qartë se imani dhe islami janë dy emra më të njëjtin kuptim”.

Atë që me jep mua të kuptoj është se: kjo polemikë ndërmjet Ehlu-Sunetit është se në këtë çështje ka dy lloje të të kuptuarit:

E para – Është se ata të cilët thonë se e kanë të njëjtin kuptim, e kanë për qëllim kur cekën veç e veç këta dy terme pra imani dhe islami. Në këtë kontekst nuk ka dyshim se ky mendim është i vërtetë kur thuhet se: islami kur përmendet veçmas për ndonjë çështje aty hyn edhe imani dhe e kundërta, kur përmendet imani veçmas hyn në të edhe islami, kështu që atëherë mund të konstatojmë se në këtë rast nuk ka mosmarrëveshje ndërmjet këtyre dy mendimeve.

E dyta – Është se emërtimi i njërës prej tyre ngërthen kuptimin e tjetrës, bile edhe në qoftë se përmenden që të dyja bashkë, mirëpo kjo nuk është e saktë ngase ekzistojnë shumë argumente të cilat e demantojnë këtë mendim dhe bëjnë dallim ndërmjet këtyre termeve. Prej argumenteve më të njohura është fjala e Allahut: ”Muslimanët dhe muslimanet, besimarët dhe besimtaret.” Këtu në këtë ajet janë cekur bashkë imani dhe islami, kurse nuk bashkohen dy gjëra në përmendje e të kenë të njëjtin kuptim. Prej kësaj kuptohet se imani ka kuptim tjetër nga islami, gjithashtu këtë e vërteton edhe hadithi i Xhibrilit kur e ka pyetur Xhibrili të Dërguarin e Allahut ﷺ për imanin dhe islamin ai është përgjigjur me përgjigje të ndryshme që dallojnë njëra prej tjetrës. E sikur të kishin pasur të njëjtin kuptim do të ishte përgjigjur me përgjigje të njëjtë.

Gjithashtu edhe Ibnu Rexhebi është munduar t’i harmonizojë argumentet në këtë çështje dhe të vjen në përfundimin se: “Ka disa emra të cilat ngërthejnë në vete shumë kuptime të emërtimeve të ndryshme kur ceken veçmas apo në përgjithësi, mirëpo kur cekët bashkë me ndonjë emër tjetër të të njëjtit kuptim atëherë përfshinë një pjesë të kuptimit të vet, kurse emri tjetër e mban kuptimin tjetër. Kjo i përngjanë emrit fukara dhe miskin, në qoftë se njëri nga këto dy emra cekët veçmas atëherë hynë në këtë emër çdo nevojtar, e në qoftë se cekën të dy emrat bashkë, njëri prej tyre aludon për disa lloje të nevojave kurse tjetri i përmbledh disa tjera. E njëjta gjë vlen edhe për fjalët “islam” dhe “iman” në qoftë se njëri prej këtyre dy emrave ceket veçmas hyn në të edhe tjetri dhe nënkupton njëri atë që nënkupton edhe tjetri, kurse kur ceken të dyja bashkë në një fjali atëherë njëra prej tyre merr një pjesë të kuptimit kurse tjetra merr pjesën tjetër”. [10]

Përktheu: Nexhat Ceka