Haxhi është i detyrueshëm të kryhet me pasuri hallall, kështu që, kushdo që e kryn haxhin me para haram, haxhi i tij nuk është i pranuar.
Dijetarët kanë pasur mendime të ndryshme përsa i përket (se nëse kryhet me para haram) haxhi a llogaritet se është kryer (d.m.th. se nuk e ka obligim ta kryejë përsëri).
Shumica e dijetarëve mendojnë se haxhi llogaritet i kryer, por jo i pranuar (pra, s’ka shpërblim), kurse imam Ahmedi – dhe kjo është e njohur në medhhebin e hanbelive – mendon se haxhi nuk llogaritet i kryer, duke u bazuar në hadithin të cilin e shënon Muslimi nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “O ju njerëz! Vërtet Allahu është i Mirë dhe nuk pranon tjetër veçse atë që është e mirë.”
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi
https://t.me/ShejhTarifi




