Pyetja:

Cili është gjykimi mbi mohuesin e haditheve të sakta?
A lejohet të falemi pas këtyre personave? A t’u japim selam apo të distancohemi prej tyre?

***

Përgjigja:

Fillimisht kërkohet që njerëzit e dijshëm rreth shkencës së hadithit t’ua qartësojnë ato hadithe nga ana kuptimore, por dhe nga ana e vërtetimit të autentitetit të tyre. Nëqoftë se pas kësaj vazhdojnë të mohojnë ato hadithe apo t’u japin kuptime të devijuara duke ndjekur pasionet, dëshirat dhe duke i përshtatur sipas logjikës së tyre të kotë, atëherë ata konsiderohen njerëz të shthurur e të prishur. Që të ruhesh prej të keqes që mund të vijë nga ata, duhet  të distancohesh dhe mos të përzihesh me njerëz të tillë, përveç se në rastin kur kërkon të qëndroshi i lidhur me ta për t’i këshilluar dhe orientuar. Ndërsa namazi pas tyre merr gjykimin e namazit pas njerëzve të prishur, por më e mira për të qenë i sigurtë në këtë çështje mos u fal pas tyre, sepse disa dijetarë i kanë konsideruar njerëz të tillë kafira (femohues).

Allahu e di më së miri.

Komisioni i Përhershëm i Fetvasë
Mbretëria e Arabisë Saudite
Fetvaja nr. 6280, Volumi 2 fq. 55

Përktheu: Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë