Pyetja: Cili është gjykimi për atë që vjen vonë në xhami dhe dëshiron të falet në safin e parë?

Përgjigjja: Ky është gabim. Nëse vjen me vonesë, ulu aty ku të zë vendi në xhami dhe mos kalo sipër qafave të njerëzve. Kjo vërehet shpesh edhe në namazin e xhumasë: disa vijnë me vonesë dhe fillojnë të kalojnë sipër njerëzve derisa të arrijnë në safin e parë, pastaj i ngjeshin të tjerët duke u ulur në një vend të papërshtatshëm dhe i shqetësojnë namazlijtë në të djathtë e në të majtë.

Kështu, ai deshi të arrinte një sunet (safin e parë), por përfundoi në një gjynah. Prandaj, njeriu duhet të respektojë ndjenjat e vëllezërve të tij besimtarë dhe të mos i shqetësojë duke kaluar sipër tyre apo duke i ngjeshur e bezdisur.

Por, nëse gjen një hapësirë të lirë pa e dëmtuar askënd dhe pa kaluar mbi qafat e njerëzve, atëherë nuk ka asgjë të keqe.

✍ Prof. Dr. Sa‘d el-Khathlan – Allahu e ruajtë