Pyetja:

Cili është obligimi ynë karshi të Dërguarit të Allahut ﷺ?

***

Përgjigjja:

Po, dërgimi salavateve për të Dërguarin e Allahut ﷺ është prej të drejtave të tij tek ne. Bazuar në fjalën e Allahut të Madhëruar: “Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me selam”!” (Ahzab, 56) Profeti ﷺ thotë: “Kush dërgon për mua një salavat, Allahu i dërgon atij dhjetë.” [1]

Në të (dërgimin e salavateve) ka mirësi të mëdha dhe ajo është prej të drejtave të tij ﷺ tek populli i tij. Po ashtu pasimi i tij dhe marrja e tij si shembull është detyrë për muslimanin.

Allahu i Madhëruar thotë: “Ju tek i Dërguari i Allahut keni shembullin më të mirë për çdo kënd që beson Allahun, Ditën e Fundit dhe e përmend shumë Allahun”. (Ahzab: 21)

Përktheu: Unejs Sheme

Shejh Salih el-Feuzan

———————————–

[1] Bejhekiu