Pyetja:

Cili është shpërblimi i namazit 40 ditë me xhemat?

***

Përgjigjja:

I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Kush falet për Allahun 40 ditë me xhemat, duke e arritur tekbirit fillestar, merr siguri prej dy gjërave: nga zjarri dhe dyfytyrësia.” [1]

Dijetarët islam dhe po ashtu xhemati i muslimanë në çdo kohë është përpjekur shumë për ta praktikuar këtë hadith dhe për tu bërë pjesë e këtyre kategorive.

Po ashtu ai i bekuar, ﷺ ka thënë: “Namazi me imam është më i vlefshëm se ai që falet vetmas për njëzet e pesë herë.” [2]
Dr. Shefqet Krasniqi————————–

[1] Tirmidhiu

[2] Muslimi 649