Pyetja:
Cilat janë pesë veprat që e prishin agjërimin?
***
Përgjigjja:
1. Ngrënia dhe pirja me vetëdije.
2. Lehonia dhe menstruacionet tek gratë.
3. Kryerja e marrëdhënieve seksuale apo qoftë dhe ejakulimi i spermës me forma të tjera.
4. E vjellura me dashje (e vetë provokuar).
Profeti ﷺ ka thënë: “Kush vjell me dashje le ta kompensojë atë ditë” [1]
Ibnul Mundhiri ka thënë: Dijetarët janë unanimë për pavlefshmërinë e agjërimit të atij që vjell me dashje.
5. Përdorimi i ilaçeve nga goja apo i injeksioneve ushqyese.
—————————–
[1] Ebu Davudi nr.2380, Tirmidhiu nr. 720, saktësoi Albani.