Pyetja:
Çka është e nevojshme për sa i përket lutjeve kur e falë namazin e xhumasë?
***
Përgjigjja:
Namazi i xhumasë nuk ka lutje shtesë të tjera të posaçme. Ai përbëhet prej dy rekateve, që falen me imam, i cili lexon me zë të dëgjueshëm. Ky namaz tipik i përngjan namazit të sabahut dhe nuk ndryshon asgjë në formën e tij.
Për ta mësuar si falet namazi i sabahut në këtë rast edhe i xhumasë, le të kërkohet ndonjë libër adekuat që përmban mësime për formën e faljes së namazit, si: “Ilmihali”, “Dritë e zemrës”, etj.
Muhamed Dërmaku