Përgjigje:

Gjithë lavdërimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, dhe se Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) është robi dhe i Dërguari i Tij.

Martesa civile nënkupton që burri dhe gruaja paraqiten në një gjykatë civile(autoriteteve shtetërore, si në gjykatë ose zyrë të caktuar, pa ndjekur domosdoshmërisht ritet dhe kushtet fetare) me dy dëshmitarë dhe lidhin kontratën e martesës sipas ligjeve të vendit. Sipas këtyre ligjeve, gruaja konsiderohet bashkëshorte e burrit.”

Megjithatë, një martesë e tillë nuk është e vlefshme sipas shumicës së dijetarëve, pasi i mungon një prej kushteve themelore të vlefshmërisë së martesës: prania dhe miratimi i kujdestarit të nuses (waliut). Kjo është një kërkesë e domosdoshme në Islam.

Ndërsa Imam Ebu Hanife (Allahu e mëshiroftë) e konsideronte të vlefshme një martesë të tillë, ai gjithashtu pranonte që kujdestari kishte të drejtë ta anulonte atë nëse burri nuk ishte i përshtatshëm. Megjithatë, mendimi më i saktë dhe i përkrahur nga shumica e dijetarëve është se një martesë pa kujdestar nuk është e vlefshme.

Rreziqet e martesës civile për komunitetin musliman janë të shumta dhe të dukshme, pasi ajo promovon sjellje devijante, nxit lidhje të ndaluara ndërmjet të rinjve, dhe i shtyn vajzat myslimane të rebelohen ndaj prindërve të tyre. Gjithashtu, kjo çon në prishjen e rendit familjar dhe largimin nga udhëzimet e Islamit.

Allahu e di më së miri.

Burimi: https://www.islamweb.net/ Solli në gjuhen shqipe: pergjigje.net