Pyetja:

Çka është zuhd? A do të thotë kjo mbartje e teshave të lerosura, agjërim i vazhdueshëm dhe largimi nga shoqëria, apo është diçka tjetër?

***

Përgjigjja:

Zuhd s’do të thotë të mbartësh tesha të lerosura, të tërhiqesh nga njerëzit e të
largohesh nga shoqëria, apo të agjërosh vazhdimisht. Pejgamberi ﷺ është udhëheqësi i të gjithë zahidëve [asketëve], por ai mbartte tesha të reja, zbukurohej për të mirëpritur delegacione, për xhuma e për bajram, përzihej me njerëzit dhe i thërriste për të bërë mirë dhe për t’ua mësuar fenë, si dhe ua ndaloi shoqëruesve të tij të agjëronin vazhdimisht.

Zuhd do të thotë t’i shmangesh asaj që është haram dhe asaj që Allahu e urren, duke iu
shmangur paraqitjeve luksoze dhe shfrenimit në kënaqësitë e kësaj bote, si dhe të përgatitesh për jetën e përtejme. Shpjegimi më i mirë i kësaj është jeta e Pejgamberit ﷺ.

Komisoni i përhershëm për kërkime akademike dhe fetva

Përktheu: Udha e Besimtarëve