Pyetja:

Çfarë mendohet me udhijeh (kurban)? A është kjo obligim apo sunet?

***

Përgjigjja:

Me fjalën udhijeh mendohet një kafshë e kategorisë en’am [dmth deve, lopë, dele, apo dhi], që bëhet kurban gjatë ditëve të Eid el-Adha [kurban-bajramit] për shkak të festës dhe si një akt adhurimi me të cilin kihet si qëllim afrimi ndaj Allahut. Ky është një nga ritualet e Islamit i parashkruar në Librin e Allahut dhe Sunetin e të dërguarit të tij, salallahu alejhi ue selam, dhe është sipas konsensusit të muslimanëve. Në Kur’an:

1- Allahu thotë: “Ndaj, ktheju me namaz Zotit tënd dhe bëj kurban (vetëm Atij).” (Keuther, 2)

2 – Allahu thotë: “Thuaj (O Muhamed): Vërtet, namazi im, kurbani im, jetesa ime, si edhe vdekja ime janë vetëm për Allahun, Zotin e çdo gjëje që ekziston. Ai nuk ka ortak. Për këtë jam urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve.” (En’am, 162) Fjala nusuk (që këtu është përkthyer si “kurban”) do të thotë kurban. Ky është opinioni i Se’id in Xhubejrit. Qe thënë se kjo domethënë: të gjitha aktet e adhurimit, përfshirë edhe kurbanin, gjë që është më përfshirëse.

3 – Allahu thotë: “Për çdo popull kemi caktuar rite fetare, që ata të përmendin emrin e Allahut mbi bagëtitë të cilat Ai ua ka dhënë si ushqim. Zoti juaj është një Zot, kështu që vetëm Atij duhet t’i nënshtroheni. Dhe (O Muhamed) përgëzoji Mukhbituun (besimtarët e vërtetë të njësisë së Allahut që i binden Allahut me nënshtrim dhe janë të përulur).” (Haxh, 34)

Në Sunet:

1- Është transmetuar nga Enes ibn Malik (Allahu qoftë i kënaqur me të), ka thënë:“Pejgamberi ﷺ i bëri kurban dy desh të bardhë me pika të zeza. Ai i theri me dorën e vet, tha ‘Allahu ekber’ dhe e vendosi këmbën në qafët e tyre”. [1]

2 – Është transmetuar nga Abd Allah in Umer (Allahu qoftë i kënaqur me të), të ketë thënë:“Pejgamberi ﷺ qëndroi në Medine për dhjetë vjet dhe bënte kurban (çdo vit në bajram).” [2]

3 – Është transmetuar nga Ukbeh in Amir (Allahu qoftë i kënaqur me të), që Pejgamberi ﷺ, ndau kafshë për kurban midis shoqëruesve të vet, dhe Ukbes iu dha një dele që ishte gjashtë muaj e vjetër. Ai tha:O i dërguar i Allahut, më është dhënë një dele që është gjashtë muaj e vjetër.”
“Bëje kurban.”
– iu përgjigj Pejgamberi[3]ﷺ.

4- Është transmetuar nga El-Bera in Azib (Allahu qoftë i kënaqur me të), që Pejgamberi ﷺ, ka thënë:“Kushdo që bën kurban pas namazit, ai ka kryer ritet e bajramit dhe ka zbatuar mënyrën e muslimanëve”. [4]

Pejgamberi ﷺ bënte kurban, mu ashtu siç bënin edhe shoqëruesit e tij. Dhe ka thënë që kurbani është mënyrë e muslimanëve. Prej këtu, muslimanët janë të një mendjeje që kjo është e parashkruar në Islam, meqë është transmetuar nga më shumë se një prej dijetarëve. Por, ata dalluan në mendime nëse kjo është sunehmu’kkedeh [një sunet i vërtetuar] apo është obligim dhe s’është e lejueshme të lihet.

Shumica e dijetarëve janë të mendimit që kjo është sunet i vërtetuar. Të këtij medimi janë Imam Shafi’iu, Imam Malik dhe Imam Ahmedi. Po ashtu ky ka qenë opinioni i pëlqyer nga Ibn Tejmije i cili ka thënë: “Ky është një nga opinionet të transmetuara nga medhhebi i Malikut, apo me gjasë është opinioni i vetë Malikut”.

Shejh Muhamed in Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:”Kurbani është sunet i vërtetuar për atë që ka mundësi për të, kështu që personi duhet të bëjë kurban për veten dhe për anëtarët e familjes së vet”.

[“Fetaua in Uthejmin”, 2/661]

———————————————————

[1] Buhariu (5558); Muslimi (1966).

[2] Transmetuar nga Ahmed, (4935); Tirmidhiu, (1507); dhe është klasifikuar si hasen nga shejh Albani në “Mishkat el-Mesabih”, (1475).

[3] Buhariu (5547).

[4] Buhariu (5545).