Pyetja:
Çka përmbante karta e Medinës?
***
Përgjigjja:
Këto janë disa nga pikat më të rëndësishme të përfshira në Marrëveshje:
- Hebrenjtë do të kenë fenë e tyre dhe muslimanët të vetën.
- Hebrenjtë duhet të jenë përgjegjës për shpenzimet e tyre dhe muslimanët për të vetat.
- Nëse sulmohen nga një palë e tretë, secili duhet të vijë në ndihmë të tjetrit.
- Secila palë duhet të ruajë dialogun me tjetrën. Marrëdhëniet dypalëshe duhet të ngrihen mbi drejtësinë; mëkati është i papranueshëm.
- Asnjë nuk duhet të kryejë mëkat bazuar në paragjykimet ndaj tjetrit.
- Shteti duhet të vijë në ndihmë të palës vuajtëse.
- Hebrenjtë duhet të marrin përsipër pjesën e tyre në shpenzimet e luftës për sa kohë që luftojnë përkrah muslimanëve.
- Medina duhet të mbesë e shenjtë dhe e paprekshme për të gjithë ata që i bashkohen kësaj marrëveshje. Nëse ka mosmarrëveshje ndërmjet palëve nënshkruese të marrëveshjes, atëherë vetë Muhamedi ﷺ duhet të zgjidhë konfliktin.
- Palët e kësaj marrëveshje duhet të ndërpresin marrëdhëniet tregtare me fisin e Kurejshëve të Mekës (të cilët ishin armiqtë e tyre në atë kohë). Ata duhet të refuzojnë dhënien e çfarëdo ndihme atyre.
- Secili grup duhet të kontribuojë në mbrojtjen e Medinës në rast të një sulmi të jashtëm në çdo pjesë të qytetit.
Kjo marrëveshje do të përkrahë çdo palë që kërkon drejtësi ligjore.
Hoxhë Alaudin Abazi