Pyetja:
Unë kam të afërm (farefis) që më lëndojnë dhe më shqetësojnë, mua dhe familjen time. Dhe unë i kam duruar ata jashtë mase. Tani nuk po i duroj dot më, për shkak të shqetësimeve të mëdha që më sjellin. Ata kanë dy cilësitë më të këqija: Nuk e pranojnë të vërtetën, dhe i nënçmojnë njerëzit. Ka arritur puna deri aty sa gruaja ime është sëmurur me diabet për shkakun e tyre.
***
Përgjigjja:
Hexhri (bojkotimi, largimi prej njerëzve), është dy llojesh: Bojkotim i përgjithshëm, dhe bojkotim i pjesshëm. Lloji më i keq i njerëzve, është ai që ka ardhur me rrugë të saktë nga Profeti ﷺ që thotë: “Njeriu më i keq është ai që i largohen njerëzit për tu ruajtur nga sherri i tij.”
Disa njerëz, njerëzit u largohen për tu ruajtur nga e keqja e tyre. Kështu, ai që të sjell të tilla telashe, të lejohet t’i bojkotosh ata pjesërisht. Nuk është e detyrueshme që ti të ulesh me të, ta afrosh, të hash e të pish me të, dhe të përzihesh me të.
Profeti ﷺ, ka thënë: “Ruajini marrëdhëniet tuaja farefisnore qoftë edhe me selam.” [1]
Nuk ke pse largohesh totalisht prej tyre, e as të kesh dashuri absolute për ta, por mbaji lidhjet me ta qoftë edhe duke i përshëndetur ndonjëherë.
Profeti ﷺ në hadithin e fundit ka përmendur fjalën “El belel” që do të thotë: të bashkohesh me ta, të përzihesh me ta, në atë masë sa të ruhesh prej sherrit të tyre. Allahu i Lartësuar e di më mirë.
————————
[1] Buhariu, “Tarikh el kebir”