Pyetja:

Nëse dikush në familje vdes si dëshmor, e ka ai vendin në Xhenet dhe të afërmit e tij a i merr me vete?

***

Përgjigjja:

Dëshmori që vritet në rrugë të Allahut ka të drejtën e ndërmjetësimit për disa persona që ia lejon Allahu të ndermjetësojë për ta dhe jo për të gjithë ata që dëshiron ai. Po kështu kanë të drejtën e ndërmjetësimit disa besimtarë të mirë që do të jenë në xhenet, në varësi të gradeve të tyre, por për ata persona që do ia lejojë Allahu të ndërmjetësojnë për ta, sipas një rregulli të caktuar tek Allahu, i Cili e di të fshehtën dhe di se çfarë ka vepruar e çka ka pasur në zemër secili prej atyre që ai lejon të ndermjetesohet për ta. Po sipas këtij rregulli do të jetë edhe ndërmjetësimi i të Dërguarit të Allahut ﷺ pr ata që do i jap Allahu leje të ndërmjetësojë për ta prej popullit të tij.

Ish-muftiu i Arabisë Saudite, Shejh Ibn Baz

Përktheu: Suad Shabani