Pyetja:

A është mëkat dhënia e gjakut (bartja) nga një person te personi tjetër gjatë operacionit dhe pas operacionit?

***

Përgjigjja:

Nuk ka mëkat te dhënia e gjakut (bartja) nga një person në tjetrin. Kjo tashmë është e njohur te mjekët: nuk ka asgjë, absolutisht, të keqe, por ajo që më shtyri ta bëja këtë pyetje është që ta merrja mendimin e Shejhut të mirënjohur, ndërsa ajo ka të bëjë me faktin se ky lloj operacioni kryhet në momente specifike e të vështira, atëherë kur pacienti është në rrezikun e jetës dhe dhënia e gjakut atij, nga grupi i tij, është ndihmë për jetë. Qëllimi është fisnik, nijeti është i mirë. Pra, qëllimet janë shëndeti dhe shërimi, sepse Pejgamberi ﷺ gjithnjë e ka lutur Allahun për shëndet e falje në këtë botë dhe në botën tjetër.

Muhamed Muteveli Sharavi, “Fetfat e Sharavit”,

Editor: Fondacioni i Rinisë Islame