Pyetje: Vërejmë se disa nga muslimanët, e sidomos të rinjtë bëjnë lehtësime për kryerjen e farzit të haxhit, duke e lënë për më vonë, ndonjëherë arsyetohen me ca punë: sa është në rregull kjo? Si do t’i kishit këshilluar? Po ashtu vërejmë ndonjëherë se disa prindër i ndalojnë djemtë e tyre për të shkuar në haxh, duke u arsyetuar se kanë frikë për ta apo se janë ende të rinj edhe pse kushtet e haxhit i plotësojnë. Si gjykohet vepra e këtyre prindërve? Në këtë rast çfarë dispozite ka respektimi i prindërve? All-llahu ju shpërbleftë dhe ju frymëzoftë për çdo të mirë, të dunjasë dhe ahiretit.
Përgjigje: Është e ditur se haxhi është njëra prej 5 shtyllave të Islamit dhe ndërtesave të mëdha të tij, se nuk plotësohet Islami i dikujt para se ta kryejë haxhin nëse ka mundësi.
Nuk e ka të lejuar ta vonojë haxhin ai që i plotëson kushtet e kryerjes së haxhit. Sepse urdhërave të All-llahut dhe të Dërguarit duhet t’u për- gjigjesh menjëherë. Po ashtu njeriu nuk e di se çfarë mund t’i ndodhë, ka mundësi të varfërohet, të sëmuret apo të vdesë.
Nuk e kanë të lejuar nënat, e as baballarët që t’i ndalojnë djemtë e tyre nga haxhi nëse i plotësojnë kushtet e detyrimit të haxhit dhe janë me shoqëri, të cilët janë të njohur me fe dhe moral të besueshëm. Po ashtu djemtë e kanë të ndaluar t’i respektojnë prindërit e tyre për lënien e hasbit duke e pasur detyrim. Kjo sepse nuk duhet të respektohet krijesa kor i bëhet mëkat Krijuesit.
Përveç nëse prindërit kanë ndonjë arsye të pranuar për ndalimin e tyre, atëherë duhet të respektohen derisa të anulohet ajo arsye e vonimit të haxhit.
E lus All-llahun që t’i frymëzojë të gjithë në atë që ka hajr dhe përmirësim.
Burimi: Shejh Uthejmini/ “Kushtetë e fesë/