Pyetja:

Cila është dispozita e leximit të Kuranit tek varrezat? Dispozita e bërjes së duasë për të vdekurin tek varri i tij?
Dhe dispozita e bërjes duasë që e bën njeriu për vetën e tij tek varri i të vdekurit (apo tek varrezat në përgjithësi)?

***

Përgjigjja:

Leximi i Kuranit tek varrezat është një gjë e shpikur (bidat). Nuk ka asnjë transmetim se Pejgamberi ﷺ apo shokët e tij të kenë vepruar këtë gjë. Dhe nëse nuk vërtetohet se Pejgamberi ﷺ dhe shokët e tij e kanë vepruar, atëherë nuk na takon neve të shpikim diçka të re në fe nga vetvetet tona, sepse Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Çdo shpikje shpie në bidat, çdo bidat shpie në humbje, dhe çdo humbje(devijim) shpie në skëterrën e Xhehenemit (në zjarr).”
Muslimanët obligohen t’i pasojnë sahabët, tabi’inët në gjëra që ata kanë vepruar në mënyrë që në vazhdimësi të jenë në mirësi dhe rrugë të drejtë.
Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Fjala më e mirë është fjala e Allahut (Kurani), ndërsa udhëzimi më i mirë është udhëzimi (suneti) i Muhamedit, ﷺ!”

Kurse, duaja për të vdekurin tek varri i tij lejohet të bëhet dhe këtu nuk ka asgjë të keqe. Ndalet njeriu tek varri i të vdekurit dhe lutet për të, psh: “O Allahu im, falja mëkatet, mëshiroje, fute në Xhenet, zgjeroja varrin, lehtsoja sprovat e varrit, etj.”
Ndërsa, duaja që bënë njeriu për veten e tij tek varri, një veprim i tillë llogaritet njashtu bidat (risi), sepse nuk lejohet që të veçojmë vende të posaçme për t’u lutur përpos nëse vjen argumenti (nga Kurani, Suneti apo nga Selefi) për veprimin e tillë.
Por, përderisa nuk vërtetohet veprimi i tillë me argument të saktë nga suneti se lejohet veçimi i këtij vendi (tek varri) për dua (lutje) atëherë llogaritet bidat (duaja e njeriut për veten e tij tek varri i të vdekurit).

Shejh Muhamed bin Salih el Uthejmini, “Mexhmu’u fetava ve resail.” (Vëllimi nr.2, fq. 309-310).
Përktheu: Suad Shabani