Pyetja:

Cila është dispozita (hukmi) i leximit të Kuranit me rregulla të texhvidit si dhe dispozita e leximit të haditheve profetike në formë poezie dhe tërheqëse (duke zbukuruar zërin)?

***

Përgjigjja:

Pëlqehet leximi i Kuranit me rregulla të texhvidit, sepse leximi me texhvid zbukuron leximin e tij si dhe është më i saktë (larg gabimeve në shqiptim etj), mirëpo duke mos e tepruar (ekzagjeruar) në rregullat e texhvidit (zgjatimet dhe rregullat tjera) por duke qenë mesatar në zbatimin e rregullave gjatë leximit të Kuranit.
Ndërsa, leximi i haditheve në formë poezie dhe zbukurimi i zërit gjatë leximit të haditheve është një gjë e mirë dhe nuk prish punë fare sepse përmes kësaj njerëzit kënaqen në ndëgjimin e haditheve, porse edhe këtu duke mos i tejkaluar kufijtë por duke qenë mesatar.

Dr. Salih bin Feuzan el Feuzan

Përktheu: Suad B. Shabani