Pyetja:

Një njeri e ka bërë divorc gruan e tij tri herë duke qenë tepër i nevrikosur. A llogaritet kjo divorc dhe si duhet të veprojë në këtë rast?

***

Përgjigjja:

Divorci i të nevrikosurit është dy lloje:

1- I nevrikosur i cili e din çka thotë dhe mund ta kontrollojë veten.

2- I nevrikosur i cili nuk mund ta kontrollojë veten dhe nuk e di çka thotë.

Kur e ka bërë divorc gruan, nëse e ka ditur çka thotë dhe ka patur mundësi ta kontrollon veten, atëherë divorci është i saktë. Pasi që e ka bërë tri herë, atëherë nuk mund t’a kthen më të njëjtën bashkëshorte, vetëm nëse ajo martohet me një burrë tjetër, të ketë marrëdhënie intime me të dhe nëse ai e bën divorc atëherë ky i pari ka të drejtë ta kthejë, përndryshe jo. E nëse kjo ka ndodhur në gjendje të nervozës së tepërt me ç’rast nuk ka mundur ta kontrollon veten, atëherë divorci nuk është i vlefshëm. Nëse ka dyshim se a e ka bërë divorc gruan e tij apo jo, atëherë themi se divorci nuk ka ndodhur pasi që është e sigurt se e ka grua por dyshon se e ka bërë divorc, kështu që themi se rregulli thotë: Ajo që është e sigurt nuk mund të anulohet me dyshim (në këtë rast divorci).

Përktheu: Senad Ramadani