Pyetja:

Emrat e dy sureve ”Taha dhe Jasin” a konsiderohen nga emrat e Pejgamberit ?

***

Përgjigjja:

Shejh Sa’di Allahu e mëshiroftë në Tefsirin e tij ka thënë: ”Taha” konsiderohet nga shkronjat e veçuara që janë hapse për shumë sure. Nuk janë prej emrave të Pejgamberit “.

Tefsir Sa’dij (1/501).

Shejh Bin Baz Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Nuk konsiderohet Taha dhe Jasin nga emrat e Pejgamberit në shumicën e fjalëve të sakta të dijetarëve, por janë prej shkronjave të shkëputura në fillim të sureve si: Sad, Kaf, Nun apo të ngjashëm me të.”

Mexhmu El-Fetaua (18/54).

Përktheu: Gentian Rushiti

Source link