Pyetja:

Selam alejkum. Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Ju përgëzoj për këtë faqe kaq të kompletuar dhe Allahu jua shpërbleftë punën tuaj. Unë jam një muslimane që besoj në Allahun dhe fal namaz etj. Kam problem me të fejuarin tim pasi ai nuk është besimtar dhe unë kam filluar të fal namaz pasi jam fejuar me të, për më tepër konsumon alkool dhe herë-herë edhe bixhoz, këto probleme më kanë dalë më vonë me të. Ajo që bëj
momentalisht është që lus Allahun ta udhëzojë atë dhe nuk jam duke e menduar ndarjen por e di që është shumë e vështirë për një femër muslimane të ketë një burrë jobesimtar. Si veprohet në kësi rastesh? Allahu na ndihmoftë.

Përgjigjja:

Alejkum selam ue rrahmetullahi ue berekatuhu!

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Muslimani dhe muslimania martohen që të kenë një jetë të lumtur bashkëshortore dhe pa problem të mëdha dhe për këtë shkak Pejgamberi s.a.v.s i ka këshilluar meshkujt që të martohen me gra të cilat janë fetare, po ashtu i ka këshilluar femrat që të martohen me meshkuj që janë fetar dhe i kryejnë obligimet ndaj Allahut xh.sh.

Pejgamberi s.a.v.s i ka këshilluar përgjegjësit (kujdestarët) e femrave që kur dikush vjen t’ia kërkojë vajzën dikujt për martesë mos ta refuzojë nëse është fetar, ka thënë Pegamberi s.a.v.s: “Nëse dikush vjen për ta kërkuar (vajzën e juaj) dhe ju e pëlqeni devotshmërinë e tij dhe sjelljet e tij, atëherë mos e refuzoni sepse përndryshe do të ketë sprova dhe shkatërrime në tokë.” (Shejh Albani ka thënë se hadithi është sahih)

Ndërsa nëse një mashkull nuk është rrugën së Allahut dhe nuk fal namaz, atëherë nuk lejohet të martohesh me të sepse transmetohet nga Xhabir ibn Abdullahu, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Mes njeriut dhe mosbesimit është lënia e namazit.” (Muslimi)

Gjithashtu Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Mes njeriut dhe mosbesimit është lënia e namazit.” (Muslimi)

Po ashtu ka thënë: “Ajo me çka dallohemi ne muslimanët nga ata (jobesimtarët) është namazi. Pra, kush e lë namazin është jobesimtar.”

Prandaj të këshilloj që të largohesh nga ky djalë dhe të kërkosh kënaqësinë familjare tek ndonjë djalë fetar, i cili i frikësohet Allahut xh.sh.

Eroll Nesimi