Pyetja:

Ç’farë duhet të veproj njeriu në rast të dobësimit të imanit, edhe pse ai lexon e dëgjon çdo ditë Kuran, agjëron 2 ditë në çdo javë, fal 5 kohë namaz edhe pse në namaz mundohet të jetë më i vëmendshëm por nuk mundet për shkak të dobësimit të imanit, zemra është e zbrazur megjithëse edhe mëkate nuk bën? A është kjo gjë që ju ndodh të gjithë besimtarëve apo është sprovë sepse ky dobësim i imanit ta humb gëzimin për çdo gjë, pra me saktë çka do që bën në këtë botë nuk të gëzon dhe të duket e kot?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, Falendërimet i takojnë Allahut!

Mendoj se duhet të merresh më tepër me sëmundjet e zemrës. Pra, të dëgjosh ligjërata islame rreth këtyre sëmundjeve, siç është syefaqësia, mendjemadhësia, vetëpëlqimi, lakmia, zilia/hasedi, etj. Dëgjimi i Kuranit, namazi, agjërimi ndikojnë në forcimin e imanit dhe lumturinë tënde dhe duhet shikuar çfarë pengesash ekzistojnë mes teje dhe kënaqësisë së adhurimit. Siç kanë thënë disa dijetarë: “sëmundja e trupit është me dhimbje kurse sëmundja e zemrës është me mëkate. Ashtu siç nuk e ndien lezetin e ushqimit trupi i sëmurë, ashtu nuk e ndien lezetin e adhurimit zemra mëkatare.”

Pra, duhet të kërkosh shkaqet që të dobësojnë imanin pastaj t’i mënjanosh. Merru më shumë me leximin e Kuranit, me leximin e tefsirit (lexo: përkthimeve dhe kuptimeve), meditimin e asaj që thuhet aty, me tregimet e ndryshme që përmenden sepse ai është shërim. Allahu thotë: “Ne të shpallim Kuranin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim.” (Isra: 82)

Disa prej shkaqeve që e dobësojnë besimin janë:

1. Mosnjohja e emrave dhe cilësive të Allahut, gjegjësisht mosnjohja e Allahut;

2. Mos meditimi në ajetet e Allahut;

3. Veprimi i mëkateve, qoftë me gjymtyrë, gjuhë apo zemër. Shumë njerëz mendojnë se mëkatet përkufizohen vetëm në vjedhje, alkool, zina, mirëpo nuk e dinë se mëkatet e zemrës janë më të mëdha sikur: mendimi i keq për Allahun, zilia, mllefi, etj.

~Përkthim