Pyetja:

Cila është dispozita e hyrjes së femrës në xhami në periudhën e menstruacioneve. A i lejohet asaj të hyjë dhe të ulet në xhami për ta dëgjuar ndonjë ligjeratë?

***

Përgjigjja:

Nuk i lejohet femrës e cila është në periudhën e menstruacioneve të ulet në xhami. Kurse, hyrja e femrës në kohën e menstruacioneve për të marrë diçka në xhami të cilën e ka harruar më parë, nuk prish punë, ajo mund të hyjë në xhami, ta marrë atë që ka harruar dhe të dalë nga xhamia. Kurse, ulja dhe qëndrimi në xhami nuk i lejohet femrës, përderisa të pastrohet nga periudha e mujoreve.

Nuk ka asgjë të keqe që femra me menstruacione të qëndrojë jashtë derës së xhamisë dhe ta dëgjojë ligjeratën. Elhamdulilah, në ditët që po jetojmë ne, na janë lehtësuar gjërat, përmes antoparlantave mund të dëgjohet ligjerata edhe jashtë xhamisë.

Shejh Salih el Feuzan
Përktheu: Suad B. Shabani