Pyetja:
Cila është dispozita e atij që e ka kryer tavafin mirëpo nuk i ka falur dy reqatet namaz të tavafit (të cilat falen pas tavafit), dhe a duhet të themi në fillimin e tavafit: “Bismilah! Allahu Ekber!” apo vetëm “Allahu Ekber”?
***
Përgjigjja:
Dy reqatet e tavafit janë sunet, kështu që ai i cili nuk i falë nuk obligohet me kompenzim.
Dhe, në momentin kur fillon tavafin, thua: “Allahu Ekber!” ose “Bismilah ve Allahu Ekber”.
Njerëzit thojnë: “Bismilah (Me Emrin e Allahut) dhe Allahu Ekber (Allahu është më i Madhi)”, kurse në librat e medh’hebit hanbelij dhe disa të tjerë qëndron vetëm thënia: “Allahu Ekber!”
Por, cilën do që e thua lejohet dhe është mirësi për ty.
Shejh Abdullah El Humejd
Përktheu: Suad Shabani