Pyetja:

Dispozita mbi rruarjen e mjekrës?

***

Përgjigjja:

Mjekrra është prej udhëzimit të Dërguarit të Allahut ﷺ. Muhamedi ﷺ ka pasur mjekërr të madhe.

Allahu i Lartësuar ka thënë për Musain dhe Harunin, se Haruni i ka thënë Musait: ”O biri i nënës sime, mos më kap për mjekre dhe për flokët e mi!“ (Ta-Ha : 94).
Gjithashtu mjekrra është prej udhëzimit të të gjithë Pejgamberëve dhe është prej natyrshmêrisë, mu ashtu siç ka thënë vetë i Dërguari i Allahut ﷺ: “Dhjetë gjëra janë prej natyrshmërisë…” dhe në mesin e tyre ka përmendur edhe lëshimin e mjekrrës.
Po ashtu i Dërguari i Allahut ﷺ na ka urdhëruar t’i lëshojmë mjekrrat dhe kjo na jep të kuptojmë se rruarrja e mjekrrës është haram, sepse ky veprim bie në kundërshtim me natyrshmërinë dhe moslëshuarja mjekrrës ose rruarja e saj bie ndesh qartazi me udhëzimin e Muhamedit ﷺ.
Allahu është më i Dituri!.

Shejh Muhamed bin Salih El-Uthejmin,-Allahu e mëshiroftë!
Nga arabishtja: Suad B. Shabani