Pyetja:

Prej ku duhet të fillohet radhitja e safit, a duhet menjëherë pas imamit apo prej skajit të anës së djathtë?

***

Përgjigjja:

Ata që falen në saf radhiten menjëherë pas imamit, duke u radhitur në anën e djathtë dhe të majtë. Pra, safi nuk fillon prej skajit të anës së djathtë, ashtu siç qëndron në pyetje. Pastaj safi i rradhës duhet të rënditet në të njejtën mënyrë sikur safi paraprak.

Komisioni i Përhershëm për Fetva. 1/223

Përktheu: Suad Shabani