Pyetje:
A përmbledhin fshirjen e gjynaheve të mëdha veprat të cilat transmetohet se janë fshirje për gjynahet, siç është p.sh. umra dhe agjërimi i muajit të ramazanit?
Përgjigje:
Nga konteksti i jashtëm i argumenteve përftohet se, për sa u përket gjynaheve të mëdha, duhet patjetër të pendohet, duke u bazuar në fjalën e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), në hadithin e saktë, të cilin e transmeton imam Muslimi nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!):
“Pesë namazet, xhumaja deri në xhuma dhe ramazani deri në ramazan janë fshirje gjynahesh për ato që bëhen ndërmjet tyre, vetëm nëse u largohesh mëkateve të mëdha.” (Muslimi në Et Tahara 344)
Në kontekstin e jashtëm të hadithit, përfitohet se haxhi i fshin gjynahet e mëdha, porse duhet patjetër që personi të pendohet, për shkak se haxhi nuk përmendet në hadith.




