Pyetje:
Një dëgjues nga Saifi, me emrin Sa’ad edh-Dhafiri, ka dërguar këtë pyetje:
Kur marr abdes, nga goja ime del gjak. A ndikon kjo në vlefshmërinë e abdesit? Po në lidhje me agjërimin, a e prish ky gjak agjërimin? Allahu ju shpërbleftë me të mira.

Përgjigjja:
Nuk ndikon në agjërim, as gjaku që del nga goja jote dhe as ai që del nga pjesë të tjera të trupit. Plagët nuk e prishin agjërimin. Po ashtu, nuk e prishin as abdesin. Gjaku që del nga buzët apo mishrat e dhëmbëve nuk ndikon në vlefshmërinë e abdesit, por duhet pastruar derisa të zhduket.
Sa për abdesin, ai mbetet i vlefshëm, dhe po ashtu edhe agjërimi. Ajo që e prish agjërimin është hixhamja (nxjerrja e gjakut me kupa), sipas mendimit më të saktë të dijetarëve. Ndërsa gjaku që del nga ndonjë plagë në trup, apo ai që del nga dhëmbët ose buzët për ndonjë shkak të caktuar, nuk e dëmton as agjërimin dhe as abdesin.
Moderatori: Allahu ju shpërbleftë me të mira!

Shejh Ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë!
| Fetawa Nurun ‘ala Dërb, Nr. 16609 |
Përktheu: Besim Gjelaj